Mësoni si të përdorni të bardhën e vezës për flokët dhe lëkurën

Mirëmbajtja e lëkurës dhe flokut nuk ka përse të kushtojë shtrenjtë. Natyra i ka ofruar njeriut një larmi produktesh të cilat përmirësojnë shëndetin nga jashtë brenda dhe që gjendjen lehtësisht në natyrë.

I tillë është rasti i vezëve, të bardhat e të cilave janë fantastike për shumë trajtime të rëndësishme të bukurisë që mund të bëhen lehtë në shtëpi. Vezët janë të mbushura me proteina siç është albumina dhe kolagjeni.

E bardha përmban dy të tretën e proteinës së vezës së plotë që do të thotë se përmban të nëntë amino acidet thelbësore për trupin. Këto proteina janë të dobishme jo vetëm për lëkurën por edhe për skalpin e kokës dhe flokët, sidomos atë të yndyrshëm.

Më poshtë po iu tregojmë disa mënyra se si të përdorni të bardhat e vezës:

Maskë flokësh me vezë dhe vaj ulliri

Përziejini 2 vezë me një lugë gjelle me vaj ulliri dhe rrihini fort me një pirun. Aplikojeni masën në flokë dhe mbajeni për 30-45 minuta.

Maskë për flokë të yndyrshëm

Përzieni të bardhat e dy vezëve me një lugë gjelle me lëng limoni. Aplikojeni masën në flokë por jo në pjesën e rrënjëve. Mbajeni maskën për 10 minuta.

Maskë për mbylljen e poreve

Rrihini të bardhat e dy vezëve me një pirun deri sa të formohet shkuma në sipërfaqe. Hidhni pak lëng limoni dhe vendoseni maskën në lëkurën e sapolarë. Maska duhet aplikuar në zonën e hundës, ballit dhe mjekrës. Mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Maskë kundër rrudhave

Përzieni të bardhën e një veze me gjysëm luge çaji me mjaltë. Maskën mbajeni në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Përveç proteinës, vezët janë shumë të pasura me hekur, vitaminat B dhe selenium që i japin lëkurës një paraqitje rinore. Ato gjithashtu ndihmojnë në ruajtjen e peshës së shëndetshme të trupit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *