Detaje nga aksidenti në Gjirokastër, polici kufitar përveç viktimës përplasi edhe dy të mitur të tjerë

Detaje të reja kanë dalë më dritë në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku polici kufitar i identifikuar si 24-vjeçari Estien Dine, ka përplasur për vdekje një 12-vjeçar.

Mësohet se 24-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ndërsa viktima nuk ka qenë i vetmi i aksidentuar.

Të pranishëm kanë qenë edhe dy të mitur të tjerë të cilët kanë shpëtuar fatmirësisht vetëm me shembje në trup./bw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *