Startoi sot Maratona e Tiranës, me edicionin e saj të 6-të, ku para se të nisnin edhe garat e ndryshme që do të zhvillohen Kryetari i Bashikisë së Tiranës, Erion Veliaj dha edhe fjalën e tij përshëndetëse duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen, duke i udhëzuar dhe në fund e mbylli fjalën e tij duke shprehur dëshirën që çdo gjë të shkojë mbarë sipas organizimeve.
“Shpresoj shumë të keni një ditë të bukur.
Falenderoi të gjithë ata qytetarët që na mundësuan qytetin e lirë për të gjithë ata që duan natyrën dhe sportin do ta kenë qytetin e tyre për një gjysëm dite.
Faleminderit të gjithë ata që kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, shpresoj të ktheheni përsëri si pushues dhe jo vetëm.
Kam një super lajm jemi finalistë për të qenë kryeqyteti evropian i sportit për 2023
Na shkoftë mbarë!”