Një 50 vjeçar i identifikuar me emrin Luan Mushi, banues në fshatin Bamatat të Delvinës ka ndërruar jëtë në orët e para të ditës së sotme.
Shkaku i vdekjes së menjëherëshme raportohet se ka qenë infrakt kardiak.
Manushi, mësohet se është nisur për punë drejt depos së Ujësjellësit në Delvinë, por më pas nuk është kthyer në shtëpi.
Vonesa e tij, ka bërë që familjarët të denoncojnë ne polici. Ku më pas uniformat blu kanë mbërritur në vendin e punës, ku punonte i ndjeri Manushi, dhe kanë gjetur trupin e pajetë të 50 vjeçarit.
Nga ku mësohet se verdikti paraprak, mbetet infrakti kardiak si pasojë e ndarjes nga jeta të Manushit.
/priza.al/