U kapen me drogë në Itali, arrestohet çifti shqiptar

Forcat e policisë financiare të komandës provinciale të Fermos kryen një operacion që i ka dhënë një goditje të konsiderueshme trafikut të drogës përgjatë bregdetit. Gjatë një shërbimi normal të kontrollit të territorit kanë hasur në dy persona një burrë dhe një grua rreth 40 vjeç të dy me kombësi shqiptare të cilët janë shfaqur shumë nervozë gjatë ndalimit.
Sipas medaive italiane, pas kontrollit përfundimtar është zbuluar dhe sekuestruar rreth 6 kilogramë hashash si dhe 2 kilogramë heroinë dhe rreth 250 gramë kokainë, krahas arrestimit të dy shqiptarëve. Të drejtuar nga koloneli Massimiliano Bolognese, personat e policisë financiare nisën të enjten një kontroll brenda një apartamenti në Porto San Giorgio dhe situata u evidentua menjëherë.
Sipas hetimeve çifti shqiptar banonin diku tjetër dhe ndodheshin përgjatë rrugëve të qytetit Riviaresca, por sjellja e tyre bëri që policia të kryente një kontroll brenda një apartamenti që menaxhohej nga të dy në zonën e qendrës, ku u gjetën lloje të ndryshme droge, peshore precize, para, telefona dhe një makinë. Kështu të dy u arrestuan dhe u dërguan në burg dhe i gjithë materiali u sekuestrua.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *