Arbana Osmani ndan foton e ëmbël nga Italia

Ndonëse ka pak kohë që është bërë sërish nënë, kjo nuk e ka penguar Arbana Osmanin që të udhëtojë jashtë vendit. Moderatorja e njohur ka udhëtuar drejt Italisë por kësaj herë bashkë me Zoin, vogëlushen që ka pak kohë që ka ardhur në jetë. “Përsëri në Itali me Zoin”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Zoi erdhi në jetë në fillim të shtatorit. Krahas fotos së parë me vogëlushen, ajo shkroi disa fjalë të ëmbla. “Ëndrrat bëhen realitet. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar“.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *