Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00 në kryqëzimin e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një biçikletë i ka prerë rrugën një motoristi, duke u përplasur me njëri-tjetrin.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i biçikletës i cili është nisur me urgjencë me ambulancë në spitalin e Traumës. Po ashtu i lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i motorit, i cili është gjakosur nga përplasja.
Policia ndodhet në vendngjarje.
Priza.al ka siguruar fotot nga aksidentit në fjalë.