U kap në shtëpinë e barit, lirohet shqiptari në Spanjë

“Shtëpitë e barit” janë përhapur masivisht edhe në Spanjë, ku ndër protagonistët kryesor janë edhe shqiptarët. Së fundmi mediat spanjolle raportojnë se një shqiptar është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur brenda një ndërtese ku kultivohej kanabis.

Në banesën ku u krye arrestimi u sekuestruan përveç bimëve të kanabisit edhe mjetet që ishin përdorur për kultivimin dhe lidhjen e energjisë elektrike në shtëpi.

Megjithëse u kap duke u përkujdesur për bimët narkotike, shqiptari pasi doli para gjykatës u la i lirë, ndërkohë që hetimet për të vijojnë. Ajo që bëri policinë të gjente “shtëpinë e barit” ishin disa lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *