Aksident i rëndë në Lezhë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 6 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. U bë me dije se  nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 persona, ndërsa në përplasje janë përfshirë dy mjete.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut, ndërkohë që dy ambulanca kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit të Laçit.

Sakaq mësohet se disa prej tyre janë nisur drejt Traumës në Tiranë, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *