Aksion model i lacialëve në minutën e dhjetë, Pedro fut një top në zonë dhe gjen Zaccagnin, që me të majtën dërgon sferën në rrjetë.

Pas disa muajsh mungesë u aktivizua Berat Gjimshiti, në minutën e 46-të. Mbrojtësi kuqezi erdhi nga një dëmtim që e kishte lënë jashtë fushave jo pak, por që nga gushti.

Gjithsesi, mbrojtja bergamaske vijoi të ketë probleme, Felipe Anderson ndëshkoi Atalantën, duke i dhënë atyre një goditje të madhe (52’).

Elseid Hysaj u preferua nga trajneri i kryeqytetasve, Sarri vetëm në fund, pa ndonjë efekt të madh.

Përfundimisht, Atalanta dhe Lazio kanë nga 24 pikë dhe synojnë kualifikimin në Champions League.