“Nuk u përgatita por jam në top formë”/ Luiza Gega nuk di të ndalet, vendos rekordin e ri

Sportistja e njohur Luiza Gega mori pjesë në ‘Maratonën e Tiranës’ ku sërish shënoi një rekord të ri. Gega mbylli garën e saj me kohën 70 minuta e 58 sekonda. Gjatë një prononcimi për “Oversport”, ajo ka thënë se vazhdon të jetë në top formë dhe ky vit do të mbahet mend gjatë në memorien e saj sa i takon karrierës.

“Nuk di të them a ka kënaqësi më të bukur dhe emocion më të madh të garosh në vendin tënd. Gjithë rrugës ka njerëz që brohorasin. Unë sot kam thyer një rekord të ri kombëtar në gjysmë-maratonë. Nuk është se u përgatita por e pashë që ishte e mundur dhe provova ta arrija. Vazhdoj të jem në top formë dhe këtë vit do ta mbaj mend gjatë”,- tha Luiza Gega.

Më herët, Luiza është prononcuar edhe për jetën e saj private. Por a është ajo e dashuruar?

“Është shumë komplekse situata ime. Nuk di ç’përgjigje të jap, sinqerisht. Nuk është se kam një gjë për të treguar. Në momentin që do të kem, pse jo. Thjesht jam 100% e fokusuar te sporti që bëj dhe mundohem që… sepse më duket sikur koha ikën dhe atë nuk do ta kem më sepse sporti ka një limit moshe, patjetër që do vijë momenti që unë do tërhiqem dhe ndoshta nuk do të jetë shumë i largët”,- ka thënë ajo më herët në një intervistë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *