Policia Rrugore e Dibrës ka zhvilluar një aksion gjatë fundjavës që sapo lamë pas ka shtuar kontrolle në akset rrugore të saj.
Gjithashtu i është pezulluar leje një drejtuesi mjeti dhe janë vendosur disa masa administrative.
Njoftimi i policisë:
Masa të shtuara gjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
➡️Patrullat e Policisë Rrugore me automjete të uniformuara dhe të pauniformuara duke përdorur dhe dronë kanë monitoruar qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e qarkut, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që shkelin Kodin Rrugor.
✅Kontrollet janë përqendruar kryesisht në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë, që drejtojnë mjetin pa vendosur rripin e sigurimit, apo nën efektin e alkoolit, apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.
✅Gjatë monitorimeve të zhvilluara, është proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas për veprën penale ” Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe është pezulluar 1 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit.
✅Gjithashtu, në të gjithë qarkun janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa të padukshme dhe mos pozicionim i mjetit në karexhatë, shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
✅Në të gjitha akset rrugore të qarkut, urbane dhe rurale, shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet dhe monitorimet intensive duke përdorur dronë, kamera, alkooltestues, dhe mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe disiplinimin e drejtuesve të automjeteve.
➡️Policia e Rrugore e Dibrës, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri.