Endri Prifti bën deklaratën e fortë: Ju tregoj fituesit e ‘Këngës Magjike’ dhe Festivalit të RTSH

Këngëtari i njohur Endri Prifti, ka bërë disa deklarata të forta në rrjetin social Instagram, ku zbulon se fituesit e festivalit të RTSH dhe “Kënga Magjike” janë vendosur më herët. Sipas tij, “Kënga Magjike” do të fitohet nga Marsela Çibukaj, ndërsa Festivalin në RTSH do ta fitojë Noizy dhe Eugent Bushpepa.

Postimi i plotë i Endri Priftit:

“Mirmengjesi, mirdita dhe mirbrema te gjitheve anembane Botes dhe me gjere. Nje te diele pushimi te bukur, me shendet e me shume dashuri ju uroj. Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit, por rrethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, dmth e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire, e di pse, ja t’ju jap edhe informacion mbi fitusin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj dhe Festivalin Kombetar e fiton Noizy ne bashkepunim me Eugent Bushpepa. Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto, mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para. Nese tani shpetuam po te them dhe vendosem te jemi ne Amerike, per festat e Nentorit dhe per festat e fund vitit. Me dt 5 Nentor do te jemi ne Milano, me dt 25 do jemi ne Chikago, me dt 26 ne Florida Clearewoter dhe me dt 27 Nentor gjithmone ne Michigan Detroit. Mir ju gjetshim e deri atehere ju uroj shendet e veç te mira qe te gjitheve pa perjashtim, duke futur këtu edhe piranjat ne mes”,- shkroi ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *