Lajmi se Travis Scott po tradhtonte Kylie Jenner me ish të dashurën e tij, bëri xhiron e rrjetit. U përfol se Yung Sweetro ishte takuar me reperin përpara se ai të lidhej me Jenner, por së fundmi u tha se Scott dhe Yung Sweetro janë parë përsëri bashkë.
Pikënisja e gjithë kësaj ishte një video e postuar në instagramin e modeles, e cila dukej në prapaskenat e xhirimeve të reperit për një projekt. Pas gjithë kësaj zhurme, ka ardhur edhe reagimi i Travis, i cili ka zgjedhur rrejtin e tij social Instagram për të mohuar gjithçka, pas kësaj videoje të vajzës në fjalë.
“Gjëra të çuditshme po ndodhin. Një person i paftuar ka shkrepur foto tinëz. Çfarë mendohej të ishte, një set i mbyllur ku po xhiroja një video. Po e them për herë të fundit. Nuk e njoh këtë person. Nuk kam qenë kurrë me këtë person. Prandaj, mjaft me këto lojëra dhe trillime”,-shkroi reperi.
Mirëpo, nuk mbaron me kaq! Ky reagim i Scott, ka ‘ndezur’ një tjetër reagim i cili mbështet deklaratat e tij, të cilin e ka ripostuar edhe reperi.
“Kam punuar me Travis për 8 vjet, kam qenë në set gjithë ditën, teksa ai po drejtonte një video për një artist tjetër. Kjo grua është delirante, nuk ka qenë me atë aty. Ai nuk merret me të në asnjë menyrë. S’ka asgjë tjetër për të shtuar këtu,”-thuhej në komentin që Travis postoi si kundërpërgjigje.
Por, nuk e la me kaq. Travis ka ndarë një tjetër story, ku ka postur një foto nga galery-a e tij, që daton në datën 14 shkurt.
“Nëse nuk ke qenë në këtë tavolinë për ditën e të dashuruarve, atëherë ti nuk ke qenë me mua,”-përfundon reagimin e tij Travis Scott.