Deputeti i Partisë Demokratike, Enekelejd Alibeaj dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla po zhvillojnë një takim për reformën territoriale. Bëhet me dije se takimi po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit ku të dyja palët pritet të gjejnë dakordësinë përsa i përket kësaj reforme.
Ndërkaq më datë 31 tetor do të ketë edhe një takim të posaçëm për të diskutuar për ndryshimet e mundshme.
Për Partinë Socialiste harta aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe është më e pranueshme duke i qëndruar të njëjtës tezë. Nga ana tjetër, opozita kërkon 33 bashki më shumë, pra 94 të tilla.
Në shkurt të këtij viti parlamenti votoi njëzëri pro për ngritjen e Komisionit Parlamentar për një reformë të re administrative. Muaj më vonë, PS dhe PD ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët për një ndarje të re të hartës së vendit.
Kushtet e PS për Bashkitë e reja
- Të jete zonë funksionale.
- Të mos dëmtojë zhvillimin ekonomik të bashkisë ekzistuese.
- Të ketë një numër biznesesh dhe banorësh të përcaktuar.
- Të jetë një territor që justifikon ndarjen.
- Të ketë një numër të caktuar nxënësish për Arsimin parauniversitar dhe disa të tjera.
- Ne propozojmë ndryshim legjislacioni duke adresuar problemet e evidentuar