Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e 40-vjeçarit, me inicialet E.D. banues në qytetin e Vlorës.
Personi i arrestuar raportohet se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për ‘Krime seksuale me të mitur’.
Gjatë vijimit të inspektimeve dhe kontrollëve për kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtarë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale kanë bërë të mundur arrestimin e 40-vjeçarit.
Mësohet se ky shtetas nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi më herët ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Pasi, Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 11.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime seksuale me të mitur” dhe “Kërcënim” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 14 vjet burg.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
/priza.al/