Gjykata e Krujës ka lënë në burg dy vëllezërit Sajmir dhe Landi Mirin, të cilët vranë Indrit Ndojn në Fushë-Krujë pak ditë më parë.
Indrit Ndoj u gjet i pajetë në një kanal në anë të rrugës nga familjarët e tij ndërsa ishin nisur për punë.
Trupi u gjet të premten në mëngjes, 21 tetor, ndërsa dyshohet se 34-vjeçari ndodhej aty i pajetë për rreth 8-9 orë.