Komisioni për shkarkimin e Metës/ Bushka: Të ketë një përmbledhje ekzekutive

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta është mbledhur sërish sot, teksa po bëhet gati për draftimin e raportit që më pas do t’i dorëzohet parlamentit për votim. Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka tha se janë shqyrtuar të gjitha aktet në dispozicion, përfshi dhe raportet e ekspertëve ligjorë duke kërkuar që të ketë dhe një përmbledhje ekzekutive të shkurtër të raportit.

“Konsiderohet që ne disponojmë të gjithë materialin e nevojshëm për të vijuar me draftimin e një projekt raporti. Kemi shqyrtuar të gjitha aktet që kishim në dispozicion, përfshi dhe raportet e ekspertëve ligjorë dhe gjykojmë që raporti të ketë një strukturë të tillë. Është e udhës që të ketë një përmbledhje ekzekutive të raportit. Raporti mund të jetë shumë voluminoz, dhe jo çdokush mund ta lexojë. Të ketë një përmbledhje ekzekutive të shkurtër të raportit.

Renditja e fakteve që rezulton nga provat që janë administruar gjatë këtij procesi hetimor do jetë pjesë e raportit. Është e nevojshme të kemi një renditje të dispozitave kushtetuese ligjore.

Nga aktet që kemi shqyrtuar na rezulton që aktet që ky komision heton janë deklarata dhe qëndrime zyrtare të Presidentit të shprehur në intervista në media apo rrjete sociale si dhe veprime të Presidentit që pasqyrohen në shkresa drejtuar institucioneve të ndryshme shtetërore dhe akte të nxjerra”, deklaroi Bushka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *