Biznesmeni i një hoteli në Ksamil, Pëllumb Keqi, 47 vjeç, u aksidentua ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se pronari i hotel “Mare” është rrëzuar nga shkallët dhe si rrjedhojë ka pësuar trauma në trup, kryesisht në qafë.
Raportohet se ai ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, por si pasojë e gjendjes të rëndë, ka qenë i detyrueshëm transporti tij me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ende nuk bëhet me dije gjendja e 47-vjeçarit ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen.