Një video që po qarkullon në rrjetin social Tiktok, ka ngritur dyshime për raportet me Bora Zemanit dhe Megi Pojanit. Videoja në fjalë tregon një fragment ku konkurentja e “Dancing With The Stars” Megi Pojani, i drejtohet moderatores Bora Zemani duke i thënë: “Bora a do që të më shajnë? Pse këmbëngul?”
Kjo pasi moderatorja po iu rikujtonte anëtarëve të jurisë kritikat që i bënë Megit për performancën e javës së kaluar. Sa i përket kësaj jave, juria dha komente pozitive për Megin.
@dylaniofficial
#duett med @instafake.albania #megipojani
Përveç videos që po qarkullon, një tjetër detaj që i shtohet aludimeve për marrëdhënien e Megit me Borën, është fakti se në videon e plotë të emisionit, të publikuar në kanalin e ‘YouTube’, ky fragment mungon.
Në fakt, puntata e fundit e ‘DWST’ në ‘YouTube’, nuk ka asnjë fragment nga komentet e jurisë për konkurentët. Këtë gjë e sqaroi edhe vetë moderatorja Bora Zemani, duke ‘reaguar’ menjëherë pas lajmeve që qarkulluan. Në një postim në Instastory, Bora udhëzon ndjekësit se ku mund të shikojnë puntatën e plotë të programit, ndërsa sqaron se:
“Këtu mund të ndiqni episodin e plotë të DWST edhe pse për efekt kohe disa momente janë prerë, por gjithçka tjetër (klipet e konkurentëve, komentet e jurisë) mund t’i shihni në faqen e ‘Top Channel’ në ‘YouTube’. Ndërkohë ne kemi nisur përgatitjet për super spektaklin e së premtes”- shkruan Bora, duke vënë theksin te arsyet se pse janë prerë fragmentet nga videoja e emisionit të plotë.