Horoskopi javor, 24-30 tetor 2022

Demi

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni çdo gjë për ta mbajtur sa më pranë partnerin dhe pse jo ta surprizoni herë pas here atë. Ju beqarët do jene pa fat, kështu që sado të mundoheni ta ndryshoni statusin nuk do mundin dot. Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t’i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot. Shëndetin nuk duhet ta lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën dhe zor se mund të përmirësohet shpejt. Në pune do jeni më të matur dhe do e programoni çdo hap qe do hidhni.

Binjakët

Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesante mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jete i garantuar.

Gaforrja

Kjo javë do jetë e magjishme dhe e mbushur me risi. Çdo çast do jetë i përkryer. Në jetën tuaj në çift do ketë ndryshime rrënjësore gjatë kësaj jave, por çdo gjë do varet nga sjellja e kohëve të fundit. Nëse e keni dashur dhe e keni respektuar partnerin ai do ju bëjë surpriza dhe propozime për diçka më serioze. Nëse jeni grindur do vendosni të qëndroni pak kohë larg. Ju beqarët nuk duhet të pranoni asnjë ftese sepse do lëndoheni. Në planin financiar është momenti të këshilloheni me specialistë që të mos keni të papritura. Shëndeti do jetë disa ditë i mirë e disa ditë jo i qëndrueshëm. Nuk keni si t’iu shpëtoni virozave. Në punë do jeni ambiciozë dhe të arsyeshëm. Gjithçka do ju ecë më mirë nga më parë.

Luani

Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por ata nuk do preferojnë ende të hedhin hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

Virgjëresha

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

Peshorja

Këtë javë do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat dhe do arrini ta përmirësoni marrëdhënien që keni krijuar. Imagjinata nuk do ju mungojë asnjë ditë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshem dhe do merrni propozime shumë interesante. Në vend që të mendoheni gjatë, më mirë të japin menjëherë përgjigje. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme. Edhe ju që keni pasur vështirësi së fundmi do filloni të ringrihen fale ndihmës së të afërmve. Shëndeti mund të ketë probleme nëse nuk bëni shumë kujdes. Në punë komunikimi, këmbëngulja dhe largpamësia do ju bëjë të arrini ato që doni.

Akrepi

Nëse arrini t’i menaxhoni ndjenjat gjatë kësaj javë çdo gjë do ju ecë më së miri. Ju të dashuruarit do kalon momente shumë të bukura me partnerin dhe do kujtoni edhe kohët e vjetra që keni kaluar së bashku. Buzëqeshja do mbizotërojë në çdo moment. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni shumë naivë sepse do lëndoheni tej mase. Buxheti ka për të qenë mjaft delikat. Pranojeni ndihmën e ndonjë familjari sepse me të vërtetë që do ju duhen para. Në sektorin e shëndetit gjërat do shkojnë më së miri. Do keni rezistencë të mire dhe nuk pritet as shqetësimi më i vogël. Personat që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të bëjnë një vizitë tjetër mjekësore. Në punë do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh.

Shigjetari

Mësoni nga gabimet e së shkuarës këtë javë dhe mos i përsërisni më ato. Nuk do keni aspak probleme me partnerin, përkundrazi do merreni vesh më mirë me të dhe do kaloni më tepër kohë së bashku. Edhe ju beqarët do keni një ditë plot ngjyra dhe emocione. Mund të merrni edhe propozime nga turistët. Në planin financiar ka ardhur koha të ecni me plane dhe me llogari pasi po vazhduat të shpenzoni me sy mbyllur keni për t’u penduar. Fizikisht do ndiheni mirë, megjithatë disa ushtrime dhe pak më tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmojnë të keni energji më shumë. Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit ndër kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi te shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate.

Bricjapi

Këtë javë planetët do ju ndihmojnë të thurni planet e duhura dhe të keni sa më shumë arritje. Nëse jeni në një lidhje do i keni të gjitha mundësitë për ta përmirësuar situatën. Do jeni edhe më liberale ndaj partnerit dhe mund ta lini atë të shkojë në ndonjë udhëtim me miqtë e ngushtë. Ju beqarët do e keni ende të vështirë ta gjeni personin e zemrës dhe kjo do iu brengosë tej mase. Në planin financiar Mërkuri do ju bëjë shume më të logjikshëm dhe nuk do iu dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Marsi do jetë ai që do favorizojë shëndetin e mirë. Edhe ata që kane pasur shqetësime nga stomaku do ndihen më të qetë. Në punë do jeni me fat dhe do i realizoni objektivat. Ata që punojnë në bankë do kenë ngritje në detyrë.

Ujori

Këtë javë gjërat do marrin më shumë kuptim dhe do ndiheni më të plotësuar. Marrëdhënia në çift do shkojë mirë në përgjithësi. Tensioni do te ulet dhe do filloni t’i shfrytëzoni prioritetet e të qenit ne një lidhje. Ju beqaret që kërkoni dashuritë e mëdha do keni shumë fat këtë javë. Do filloni të mendoni edhe për një lidhje serioze. Falë mbështetjes së Merkurit ju do keni fat edhe në planin financiar. Megjithatë nuk duhet absolutisht të rrezikoni shumë. Shëndeti pritet të jetë i mirë, por për të mos pasur probleme konsumoni sa me shumë vitamina, merruni me aktivitet fizik dhe mbrohuni nga djersitja. Në punë gjërat do shkojnë mirë dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

Peshqit

Gjatë kësaj jave do i keni gjithë planetët në krah dhe ata do ju ndihmojnë të realizoni të gjithë objektivat. Çdo dittë do jetë plot ngjyra. Kjo periudhë do jetë shumë e favorshme për ju që jeni në çift. Do krijoni një lidhje edhe me te forte me partnerin dhe do përjetoni momente shume te bukura. Edhe për ju beqaret është koha e duhur për deklarata dashurie. Pranojini propozimet që do iu bëhen. Situata financiare do jetë kontradiktore. Dielli do ju shtyje të shpenzoni, ndërsa Saturni të kurseni. Gjithë javën ne këto ujëra do lundroni. Kujdes me shëndetin dhe sidomos me infeksionet. Konsumoni sa me shume perime dhe çaj. Në punë do merrni mbështetjen që keni kërkuar prej kohesh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *