Receta/ Tavë me pulë

Receta e rekomanduar nga ne sot është tavë me pulë.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë e cila gatuhet lehtë dhe ka një shije të veçantë.

Përbërësit:

  • 1 pulë ( e ndarë pjesë për pjesë);
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri;
  • Kripë, piper për shije;
  • 3-4 thelpi hudhër;
  • 1 lugë gjelle borzilok i grimcuar;
  • 1 filxhan me krem pana;
  • 1 filxhan me domate qershi të prera përgjysmë;
  • 1/3 filxhan me djathë parmixhano të grirë;
  • 2 filxhanë me spinaq të copëtuar.

Përgatitja:

Si fillim vendosni pulën të zihet dhe largojeni nga fura pas 15 minutash. Në një tigan hidhni pak vaj ulliri dhe vendosni pulën ku do të shtoni hudhrat, borzilokun, panën dhe e lini të marrë një valë.

Më pas si të jetë trashur salca hidhni domatet, djathin parmixhano dhe spinaqin, ku do t’i përzieni mirë.

Ju bëftë mirë!

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *