Marrja e suplementeve shtesë me vitaminë D, të të sëmurëve me azëm redukton në mënyrë të ndjeshme krizat e rënda dhe për pasojë edhe shtrimet në spital.
Ky është rezultati i studimit të zhvilluar nga studiues të “Quwn Mary University” të Londrës, në Angli, prezantuar gjatë Kongresin Ndërkombëtar të “European Respiratory Society”.
Mungesa e frymëmarrjes, kolla dhe dhembje të forta në kraharor, janë ndër problemet tipike të shkaktuara nga azma, sëmundje e cila nuk ka kurë por janë disa ilaçe që ndihmojnë të menaxhohen simptomat.
Studiuesit, të udhëhequr nga Adrian Martineau, kanë bërë një rishikim të nëntë studimeve të mëparshme bazuar mbi këtë temë, pjesë e të cilëve janë bërë mijëra të rritur dhe fëmijë. Pjesa më e madhe e pacientëve të cilët kishin azmë të moderuar apo të rëndë kanë vijuar trajtimin standard.
Por rezultoi se ishte reduktuar me 3% rreziku për kriza dhe shtrime spitalore të pacientëve që merrnin suplemente shtesë të vitaminës D. Gjithashtu ka rezultuar pozitive nevoja për trajtim me steroide, te pacientët në gjendje të rëndë. Me gjithë vlerësimet që ka marrë studimi, mbetet ende për t’u parë sasia e duhur për të dhënë efekt te çdo pacient.