Sot është një ditë e veçantë për këngëtarin e njohur, Kastro Zizo dhe familjen e tij, teksa i biri Dankan feston ditëlindjen dhe mbush 16 vjeç. Sigurisht në këtë ditë të rëndësishme për të, nuk kishte si të mungonte urimi i të atit, një urim vërtetë emocionues, por nuk mund të presësh gjë tjetër nga një artist si Kastro.
Bashkangjitur me një foto të të birit në InstaStory, që tregon sa sa është rritur Dankan, këngëtari dhe moderatori mes rreshtash tregon ndjesitë që ka pasur kur e ka mbajtur djalin për herë të parë në krahë, ndërsa po ashtu i tregon se sa krenar është për ‘burrin’ që është bërë.
Sigurisht në fund nuk harron të shprehë edhe dashurinë që ka për djalin, ndërsa në një intervistë për emisionin ‘Natën me Aulonën’, Kastro u shpreh se një nga pengjet më të mëdha që ka nga koha kur kishte abuzuar me alkoolin, është mungesa në jetën e të birit dhe vajzës, Nia.