LSI çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Qarkun e Beratit, kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për për vendimin e KAS për Qarkun e Beratit.

Në padinë e depozituar, LSI ankimon vendimin e KAS për miratimin e rezultatit zgjedhor të 25 prillit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit, si dhe rrëzimin e kërkesës së kësaj force politike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këtë qark.

LSI vijon të theksojë se zgjedhjet në Qarkun e Beratit janë vjedhur, ndaj dhe sipas kësaj force politike duhen shpallur të pavlefshme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *