Shikuesit ankohen për banalitetin e ‘Përputhen’, AMA: I është tërhequr vëmendja, jemi duke…

Shikues të emisionit ‘Përputhen’ i cili transmetohet në Top Channel, kanë depozituar një ankesë për gjuhën dhe sjelljen e përdorur gjatë këtij program. Ankesën ata e kanë depozituar në organin përkatës, Autoriteti i Mediave Audovizive.

AMA ka reaguar ndaj shqetësimit të shikuesit duke u shprehur se edhe më herët ka tërhequr vëmendjen, ndërsa shton se e ka në monitorim të vazhdueshëm.

“Duke iu falenderuar për adresimin e shqetësimin tuaj pranë Autoriteteti të Mediave Audiovizive, ju bëjmë me dije se operatorit audioviziv i është tërhequr vëmendja për emisionin “Përputhen”. Ndërkohë, ky emision është vendosur nën monitorim të vazhdueshëm. Faleminderit!,”-shkruhet në përgjigjen e AMA.

Emisioni “Përputhen” dhe “Përputhen 40+” shërben për njohjen dhe krijimin e lidhjeve romantike. Por shpesh, debatet në studio kanë degraduar në dhunë dhe në fjalor të papërshtatshëm.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *