U përplas nga trajlerit, ndërron jetë në spital 75-vjeçari

75-vjeçari Jak Gjergji i cili u përplas diten e sotme nga një mjet i rëndë teksa po mundohej të kalonte nga njëra anë e autostradës në anën tjetër, mësohet se ka ndërruar jetë.

Ai nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Drejtuesi i kamionit  është shoqëruar në polici, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *