Në javët që pasojnë pas bërjes së pircing lëkura mund të ketë disa reagime.
Mbani mend se mos respektimi i këshillave të dhëna nga personi që bën pircing është burimi kryesor i komplikacionit.
Këtu janë disa shembuj të fenomeneve me të cilat ju mund të përballeni:
Gjatë 3 javëve të para pas bërjes së pircing është normale të keni skuqje të zonës rreth tij dhe rrjedhjen e një lëngu limfatik. Nëse skuqja zgjat më shumë se 4 javë atëherë duhet të bëni një kontroll.
Infeksioni: është e rëndësishme të mos ngatërroni inflamacionin dhe infeksionin. Infeksionet janë shumë të rralla dhe mund të ndodhë për disa arsye.
Shkaqet kryesore të infeksionit janë:
Prekja e pircing me duart e pista
Mungesa totale e kujdesit të rekomanduar nga personi që bën pircing.
Një pircing i infektuar është:
I dhimbshëm kur e prek
I kuq në një zonë të gjerë
I ënjtur dhe i nxehtë rreth zonës së shpuar
Alergjia: ky reagim mund të shkaktohet nga sensibiliteti i lartë i lëkurës apo edhe nga një mungesë e tolerancës ndaj bizhuve.
Një reaksion alergjik nënkupton:
Skuqje,
Ënjtje të lëkurës,
Kruajtje,
Fluksi i një lëng transparent apo qelb.