Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka reaguar në lidhje me paketën fiskale 2023 e prezantuar nga qeveria.
Soko për ‘News24’ tha se taksat e reja, konkretisht akciza për birrën është vendosur për të prishur garën mes bizneseve dhe se është paketë qokash.
Sakaq shton se biznesi po merret peng dhe qeveria po bën një paketë elektroale.
“Është më keq, jo vetëm grumbullim parash. Ky me këtë paketë dhe këto specifika, po futet në garën e biznesit, në garën e ndershme, qartazi një politikë klienteliste që nuk bëhet për të fituar shteti. E di pse bëhet? Për të prishur garën. Për t’i dhënë përparësi importit që ndoshta klasifikohen njerëz që janë afër kryeministrit, jo shqiptar. Bëhet për të favorizuar marka birrash që vijnë nga rajoni, për shkak atë lidhjeve miqësore që ka. Kjo paketë fiskale shkon për shtat atyre. Kjo është pasoja. Unë shoh tregun, se nuk është se këtu ka një hapësirë fiskale, është 2 mln euro, janë të papërfillshme për shtetin, por ndikon shumë në garë. Është paketë qokash. Ligji për gjobat pastaj vjen për fushatë. Pengmarrja që i bëhet biznesit. Paketë elektorale, qokash, këtë dimension ka, jo atë ekonomik”, tha ai.