Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko ka reaguar në lidhje me gjobat e paralajmëruara për biznesin nëse kapen pa faturë tatimore.
Soko për ‘News 24’ tha se ky është një presion i qeverisë ndaj biznesit në prag fushate.
“Kjo është tentativë e përsëritur, ka pasur edhe më parë. Gjoba është në proporcion të drejtë me dëmin që shkaktohet dhe nivelin ekonomik social dhe ku operon biznesi, kam përshtypje që do kthehet serish në Gjykatën Kushtetuese si nismë që bie ndesh. Por nëse kalon si ligj, deri sa të shqyrtohet në GJK do kalojë disa kohë. Këto metoda regresioni vihen re në prag fushate. Mënyrë për t’i bërë presion biznesit që të radhitet aty ku duhet kur vjen puna te preferencat politike. Unë kështu e shoh tentativën”, shprehet ai.