Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar prezencën e tij në rrjetet sociale dhe ndjesësit që ai ka në Tik Tok.
Berisha për ‘RTSH’ tha se të rinjtë tek profile i tij gjejnë moton kurrë mos u dorëzo, ndërsa tek profili i kryeministrit Edi Rama gjejnë arrogancë.
Sakaq shton se Rama i ka ndjekësit e blerë ndërsa ai i ka bio.
Pjesë nga intervista:
Së fundmi, ju jeni aktiv edhe në Tik Tok, le ta quajmë një platformë që ka target rininë. Besoni se mund të angazhoni vota nga tik tok?
Sali Berisha: Preferenca për Sali Berishën tek të rinjtë krahasuar me Edi Ramën është 2-3 me 1 në favor. Të rinjtë nuk e duan atë. Pavarësisht nga Tik Tok, ata votojnë Sali Berishën sepse gjejnë motivin “never give up”, kurse te Edi Rama gjejnë arrogancën. “Kurrë mos u dorëzo!
Vazhdoni të mos paguani për rrjetet sociale? I keni ndjekesit dhe likes bio?
Sali Berisha: Jo, nuk paguaj. Kurrë nuk paguaj për likes.
Dhe si mund t’i përktheni ndjekësit në votë?
Sali Berisha: Me shpresë! Vota është e lirë, por shpresoj që po, se ka një klimë tjetër. Ai bën dyfishin e postimeve, unë kam dyfishin e ndjekësve.
Ai ka më shumë ndjekës se ju, 500 mijë më shumë.
Sali Berisha: Interesin për faqen e kam unë, po ato i ka të blera ai. Vetëm në fushatën e fundit ka shpenzuar sipas KQZ 32 mijë euro blerje, kurse ai që ishte karshi tij 52 mijë euro. Këtej i linte kandidatët pa financa dhe i përdorte për likes për vete. Këta janë qesharakë të dy. Iku ai, por dhe ky do të ikë.