Ish-zyrtari i NATOS: Nuk ka anëtarësim të Serbisë në BE, nëse nuk njeh pavarësinë e Kosovës

Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea ka kërkuar që Serbia mos të anëtarësohet në Bashkimin Europian, deri në momentin që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Shea tha se fryma e kompromisit është vlerë thelbësore për anëtarësimin në BE, ndaj dhe Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

”Pikëpamja ime dhe që e kam deklaruar shumë herë, është se Serbia nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së, derisa të ketë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës dhe të normalizojë marrëdhëniet e saj me të, përfshirë ndalimin e fushatës për ta mbajtur Kosovën jashtë organizatave ndërkombëtare”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *