Në kryeqytetet po vendosen sinjale zanore për rritjen e standardit të aksesueshmërisë në shërbim të komunitetit “PAK”.
Këto sinjale ndihmojnë në lehtësimin e lëvizjes pranë vijave të bardha gjatë kohës së semaforit me dritë jeshile, për personat me aftësi të kufizuara.
Sakaq Bashkia e Tiranës ka miratuar planin Social të Aftësisë së Kufizuar 2022 – 2024, për të promovuar dhe mbështetur personat me aftësi të kufizuara lidhur me jetën sociale-ekonomike.
Plani Lokal Social për Personat me Aftësi të Kufizuar ndihmon ndër të tjera për të aksesuar lëvizjen në mjedis, transport dhe garantimin e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në jetën publike.