Emrat/ Grabitën afganin, arrestohen tre të rinj në Sarandë

Tre persona janë arrestuar në Sarandë, pasi i vodhën me dhunë një shumë parash një shtetasi të huaj.

Shtetasit Klodian Gjini, 21-vjeç, Parios Zani, 18-vjeç dhe Jurgen Baço, 19-vjeç akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

I vodhën me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, identifikohen dhe vihen në pranga 3 bashkëpunëtorët.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

– Klodian Gjini, 21 vjeç, banues në Laç dhe Parios Zani, 18 vjeç e Jurgen Baço, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *