Ministrja e Arsimit Evis Kushi njofton se është nënshkruar marrëveshja për testimin e informatizuar për maturantët, lidhur me degën e mjekësisë.
Kushi në ‘Facebook’ shkruan se pranimi i studentëve në degën Mjekësi e Përgjithshme do të jetë 70% bazuar në provimin e maturës dhe 30% testimi në tre lëndë.
Postimi i plotë:
Së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Prof. Dr. Arben Gjata, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet #MAS dhe #UMT “Për testimin e informatizuar për maturantët në kuadër të pranimit në programin “Mjekësi e Përgjithshme”. ????
Për vitin akademik 2023-2024 pranimet e studentëve në këtë program do të bëhen 70% bazuar në rezultatet e arsimit të mesëm dhe maturës shtetërore, ndërsa 30% bazuar në testimin e informatizuar në lëndët Biologji, Kimi, Fizikë. Testimi do të zhvillohet dhe do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.
Suksese të gjithë maturantëve! ?