Sot ndodh eklipsi i pjesshëm diellor, fenomeni mund të ndiqet dhe online

Ditën e sotme, më 25 tetor do të ndodhë një eklips i pjesshëm diellor dhe do të jetë i dukshëm në hemisferën veriore, në Afrikë, Azi dhe Evropë duke përfshirë edhe vendin tonë, pak pas mesditës.

Eklipsi i ardhshëm diellor në vendin tonë do të jetë në vitin 2027.

Faza maksimale e eklipsit do të shihet në Rusinë Qendrore dhe Siberinë Perëndimore, ku Hëna do të mbulojë rreth 85% të diskut diellor. Në rajonin tonë kohëzgjatja e eklipsit do të jetë afërsisht 2 orë e 15 minuta. Eklipsi do të nisë në orën 12:36, mbulimi maksimal i diskut diellor (pothuajse 38%, një përqindje që do të arrijë në 46% në kufirin verilindor të vendit) do të ndodhë në orën 13:43 dhe fenomeni do të përfundojë në 14:51.

Një eklips total hënor do të pasojë më 7 nëntor, i cili do të jetë eklipsi i fundit total i vitit 2022. Në vitin 2023 do të ketë katër eklipse: një eklips total diellor më 20 prill, një eklips hënor më 5-6 maj, një eklips unazor diellor në 14 tetor dhe një hënor i pjesshëm më 28-29 tetor.

Si mund të shikohet eklipsi diellor edhe online?

Në Qendrën e Vizitorëve të Thisio, në kodrën e Pnykës do të ketë teleskopë portativë për vëzhgimin e eklipsit diellor dhe gjithashtu do të ketë një pajisje edukative për vëzhgimin e fotosferës diellore (helioskop). Do të jenë gjithashtu në dispozicion syze speciale sigurie për vëzhgimin e Diellit.

Qendra e Vizitorëve Penteli në bashkëpunim me studiuesit e IAADET ofrojnë mundësinë për të parë fenomenin online në orën 12:15 në YouTube.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *