Balerina e njohur, Klaudia Pepa ka qenë së fundmi e ftuar në programin ‘Rudina’. Ajo ka folur për jetën e saj personale si dhe për marrëdhënien e saj me Albi Nakon.
“Tani janë ftohur të them të drejtën. S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…Gjërat shkuan siç duhet të shkonin, çdokush në jetën e vet”.
Më tej, ajo ka folur edhe për konkurentin e saj të preferuar nga ‘Dance Albania’.
“E bëjmë kështu, unë po them të preferuarin tim nga ana e karakterit dhe nga ana humane, ndërsa për sa i përket nga ana profesionale më mirë po e mbaj se jam akoma duke bërë programin dhe do ishte mirë ta mbanim më të fshehtë. E preferuara ime është Anita Haradinaj. Është shumë simpatike, shumë pozitive. E di që ajo në këtë momente, po mendon, ‘E Klaudia, ti më thua gjithmonë ku e ke ritmin’. Por ajo i merr shumë pozitivisht. E shikoj që çdo javë punon, një zonjë si ajo i përkushtohet një programi të tillë dhe dëgjon edhe këshillat e një vajze më të re”.