Një shtetas egjiptian është arrestuar në Athinë, pasi u kap me 850 mijë euro të padeklaruara në aeroport.
Mediat greke bëjnë me dije se egjiptiani ka tentuar t’i kalojë paratë në aeroport ku si destinacion kishte Stambollin.
Mësohet se policia ka sekuestruar 630.000 dollarë amerikanë,160.300 euro dhe 233.650 rijalë saudite.
Sakaq paratë janë sekuestruar dhe ai është dënuar dhe me 215 mijë euro gjobë.