Ndahet nga jeta njeriu ‘më i pisët’ në botë, nuk u la për më shumë se 50 vite

Një burrë iranian i mbiquajtur “njeriu më i ndyrë në botë” për shkak se nuk ka bërë dush për dekada ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Amou Haji, i cili nuk u la për më shumë se gjysmë shekulli dhe ishte beqar, vdiq të dielën në fshatin Dejgah në provincën jugore të Fars, njoftoi agjencia e lajmeve IRNA. Haji kishte shmangur të bënte dush nga frika se do të “sëmurej” por për herë të parë disa muaj më parë, fshatarët e kishin çuar atë në një banjë për t’u larë.

Sipas mediave iraniane, një film dokumentar i shkurtër i titulluar Jeta e çuditshme e Amou Haji u realizua për jetën e tij në vitin 2013.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *