Tiranë/ Lojëra fati në lokal, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ushtronte lojra fati në lokal.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.R., dhe është shpallur në kërkim pronari i lokalit, shtetasi A.U.

Sakaq janë sekuestruar 2 aparatet celulare.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Game over 3”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare, në një lokal, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Shpallet në kërkim pronari i lokalit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 3”.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi E. L., si dhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi A. U., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit A. U., në Shkozë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit A. R. dhe E. L., duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparatet celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *