Portali i fermerit/ Krifca: Jemi drejt finalizimit për hapësirën e re virtuale

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka reaguar në lidhje me portalin e fermerit.

Krifca në ‘Facebook’ shkruan se ministria po punohet për hapat e fundit të punës të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të kulturave bujqësore.

Sakaq thekson se është kërkuar transparencë dhe këshillues bujqësorë për të gjitha shërbimet.

Postimi i plotë:

Po punojmë bashkë me BERZH për të finalizuar hapat e fundit të punës për portalin e fermerit. Po punojmë me të gjitha strukturat që hapësira e re virtuale të mbështesë fermerët tanë me ekstension bujqësor të shtuar, transparencë dhe informacion mbi:
✅ çmimet ditore të shumicës së produkteve bujqësore
✅ legjislacionin në bujqësi
✅ aksesin në financë
✅ prognozë dhe sinjalizimin për mbrojtjen e bimëve dhe sëmundjet e kafshëve
✅ shërbime dhe analiza të tokës
✅ rekomandime për zgjidhjen e problemeve sezonale të kulturave bujqësore
✅ teknologjitë e prodhimit
✅ rrjet ekspertësh dhe këshilluesish bujqësorë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *