‘Territorialja’/ Bylykbashi: Propozuam 97 bashki, kërkesat tona të ngjashme me ato të “grupit” të Alibeajt

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka dorëzuar propozimet e PD-së për Reformën e re Territoriale.

Në fjalën e tij pas dorëzimit të projektligjit për Reformën e re Territoriale, Bylykbashi bëri me dije se PD kishte kërkuar 97 bashki.

Më tej ai u shpreh se propozimi i ardhur nga pjesa tjetër e PD, nuk kishte dallim të dukshëm me propozimin e tyre, pasi dallimi ekziston në një numër të vogël bashkish, vetëm 3. Megjithatë ai paralajmëroi se nëse mbështeten propozime që kanë dukshëm dallim nga ai i dorëzuar sot, nuk do të gjejnë mbështetjen e PD.

“Konsultat çuan tek ky propozim, Drafti tjetër me 94 bashki ekziston. Gjetja e gjuhës së përbashkët është aty sepse parimet e kriteret që kemi përdorur, kanë prodhuar të njëjtin rezultat. Besoj që është shumë e thjeshtë që në procesin legjislativ të gjejmë një version përfundimtar.

Bashkëbiseduam me kolegët që zgjodhën shkuarjen me një projektligj të tyrin. Ndryshojnë shumë pak. Mund të gjejmë një version të përbashkët për tu dakordësuar edhe me mazhorancën sepse duhen 84 vota. Duhet të respektojmë komunitetet. Kjo na ka cuar tek 97 bashki. Nuk mundet që ndarja territoriale nuk mund të jetë shkëmbim për vetingun apo ligj tjetër.

Ndarja nuk mund të jetë interes i ngushtë politik. Çdo propozim që lëviz dukshëm nga propozimi nuk merr mbështetjen tonë. I shërbejmë qytetarëve jo interesave të tjera”, tha ai.

Bylykbashi foli edhe në lidhje me ligjin e lustracionit.

“Kemi kërkuar lustracion e për të do luftojmë deri në fund. Ajo që u votua para pak netësh, nuk ka dosje sekrete kur Autoriteti ka të drejtë të hapë cdo dosje. Asgjë që dëmton interesin e PD apo qytetarëve nuk duhet të gjejë mbështetje. Propozojmë lustracion i kriminelëve të komunizmit. Oficerët e Sigurimit dhe prokurorët e gjyqtarët që dënuan njerëz”, tha Bylykbashi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *