Emri/ I vodhi portofolin mjekes dhe infermieres në spital, arrestohet 47-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 47-vjeçari Roland Beqirajn, pasi me 15 shtator  i ka vjedhur portofolin një infermierin në spital, në të cilin kishte 20 000 lekë të rinj dhe aparatin celular.

Po ashtu edhe në 14 shtator Beqiraj, i ka vjedhur një mjekeje portofolin me 8000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Urgjenca”.

Kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari i shpallur në kërkim pasi i kishte vjedhur portofolin dhe aparatin celular, punonjëses së spitalit, në ambientet e punës.

Gjatë veprimeve hetimore u dokumentua se ky shtetas është autor i vjedhjes së portofolit të një punonjëseje tjetër të të njëjtit spital.

Autori i dy vjedhjeve, i dënuar disa herë më parë, për të njëjtën vepër penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Urgjenca”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim R. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vjedhje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, i ka vjedhur shtetases M. N. (infermiere në këtë spital), portofolin në të cilin kishte 20 000 lekë të rinj dhe aparatin celular.

Gjithashtu, gjatë hetimeve u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i një tjetër vjedhjeje të kryer nga shtetasi R. B. Në datën 14.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ky shtetas i ka vjedhur shtetases A. K. (mjeke në këtë spital) portofolin në të cilin kishte shumën 8 000 lekë të rinj.

Matrialet në ngarkim të shtetasit R. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *