Kishte falsifikuar dokumentat për të marrë një pjesë toke në Himarë, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi ka falsifikuar dokumentat me qëllim përfitimin e pronësisë së një sipërfaqe toke në Himarë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko–Financiare, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin K. Gj., 57 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 22.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumenta me qëllim përfitimin e pronësisë së një sipërfaqe toke në Himarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *