Shkolla ka nisur dhe nxënësit duhet të përballet me provimet e shpeshta. Dhe sigurisht, lufta mësues-nxënës ndaj kopjimit në provim është e pashmangshme.
Shumë metoda kopjimi njihen tashmë dhe ndoshta i është gjetur edhe zgjidhja se si të ndalohen.
Një metode e re po qarkullon së fundmi në rrjetin social Tik-Tok ku edhe është kthyer në “trendin aktual” nga nxënësit duke qenë se përkon edhe me nisjen e shkollës.
Duhet theksuar se rrjetet e tilla sociale kanë shumë ndikim tek brezat e ri prandaj çdo gjë që bëhet trend përdoret në jetën e përditshme qoftë ajo edhe diçka jo edukative.
Si funksionon kjo metodë?
Çdo nxënës merr me vete një portofol ku mban mjetet shkollore si lapsa, stirolapsa etj
Ata i bëjnë një foto mjeteve dhe e hapin foton në një format të madh duke e futur në mbajtësen e mjeteve pra në portofol që të duket sikur aty brenda janë thjeshtë mjetet e punës dhe në momentin që mësuesi që po kontrollon “mashtrohet”, nxënësi lëviz foton dhe e kalon tek fotot e shënimeve apo librave që po përdor për të kopjuar.
Do ta kuptoni më mirë pasi të shikoni videon që po bëhet virale kudo.
@abookishdemon
#stitch with @Suada 💎 Bruh 🥲🥲