Kursimi i energjisë, Balluku: Të parët që japim shembullin, do ulim konsumin me 1%

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku është takuar me administratorët e energjisë, të cilët janë vendosur në çdo institucion në kuadër të masave për të kursyer energjinë.

Gjatë fjalës së saj në takim, Balluku tha se Shqipëria prodhon 70% të energjisë ndërsa pjesën tjetër është e detyruar të importojë dhe kjo ka qenë një problematikë e mbartur ndër vite.

“Qeveria shqiptare ka nisur prej kohësh një program i cili ka të bëjë me mburojën sociale për abonentët familjarë, bizneset e vogla dhe të mesme. E kemi nisur kur filloi kriza e çmimeve. Në vitet e mira hidrike ne prodhojmë 70% të energjisë të nevojshme që kërkohet nga tregu shqiptar, pjesën tjetër i drejtohemi importeve. Kjo ka qenë një problematikë e mbartur ndër vite”, tha Balluku.

Zv/kryeministrja shtoi se institucionet shtetërore duhet të jenë të parat që japin shembullin në kursimin e energjisë.

“Ne duhet të jemi të parët që duhet të japim shembullin. Prandaj kemi marrë zotim që të ulim konsumin me 15%, si direktiva e BE. Si do ta krahasojmë këtë ulje? Kjo ulje do të krahasohet me faturën e një viti më parë dhe jo shumës në para, por konsumit të kilovatorëve. Nëse ulim këtë konsum me 15%, do të ulim 1% të konsumit të vendit, që janë 30-34 milionë euro”, tha zv/kryeministrja.

Balluku gjithashtu bëri  me dije se në rast se nuk do të ketë reagim nga institucioni, do të ketë gjoba, të cilat shkojnë në llogari të titullarit.

“Si çdo masë do ketë edhe penalitete administrative. Ne nuk kemi synim që të pengohen proceset e punës, por flasim për procese të panevojshme. Flasim për drita që ndriçojnë fasada, mirë e kemi bërë se qytetet duhet të dalin në pah, por jo në kohë krize. Do donim që të gjitha fasadat e rikonstruikutara dhe ato me vlerë historike të ishin gjithmonë të dukshme, por sot na duhet të kursejmë. Në rast se në dy muaj nuk do të ketë reagim nga institucioni, nuk ka ulje të konsumit do jemi të detyruar të vendosim gjobën. Gjoba i vendoset institucionit, por shkon në llogari të titullarit”, tha Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *