Inzaghi bën thirrje para Plzen: Kujdes Inter! Nesër është finale

Interi është shumë afër kualifikimit, teksa për të kaluar grupet e Champions League mjafton fitorja ndaj Victoria Plzen, sfidë e programuar të luhet pasditen e të mërkurës në Milano.

“E dinim që në ditën e shortit që nuk ishim me fat por ja që duhet të luanim. Nesër kemi një shans të madh përballë fansave tanë por ne do të gjejmë përballë një ekip që po dominon kampionatin e tyre dhe duhet të jemi të kujdesshëm.”

Interi gabon lehtësisht ndonjëherë – Vitin e kaluar patëm situata të njëjta, këtë vit po ndodh përsëri dhe ne duhet të shfrytëzojmë avantazhin që kemi ndaj Barcelonës me çdo kusht. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme nesër për të kaluar me sukses objektivin e parë të sezonit.

Lukaku? – Ai dhe Gagliardini janë kthyer nga dëmtimi. Nëse shfaqen edhe në stërvitjen e sotme si tre ditët e fundit atëherë do t’i marr në ekip. Është lojtar shumë i rëndësishëm. Dy muaj pa të ishte humbje e madhe. Brozovic ka akoma dhe disa ditë kohë, do të shohim si do të ecim. Po punon dyfish për t’u rikthyer sa më shpejt.

Një hap larg kualifikimit – E dimë që kemi luajtur 4 ndeshje në mënyrën tonë më të mirë, por nesër është një finale. Ne jemi në situatë të njëjtë si në sezonin e kaluar, por me vështirësi më të mëdha në grup.

Probleme në mbrojtje – Po, për mbrojtësit që kemi në ekip. Vitin e kaluar nuk e mbanin shumë topin në posedim dhe kishim mbrojtjen e dytë më të mirë në kampionat. Duhet të rritemi. Kur flasim për fazën defensive nuk flasim vetëm për mbrojtës por për të gjithë ekipin.

Duhet të punosh sa më shumë që të jesh më mirë. Vitin e fundit nuk kishte shumë diferencë por mënyra e pësimit po. Ndaj Fiorentinës goli i parë ishte me penallti, i dyti faji jonë në mbulimin e fushës por ishte një ndeshje e madhe.

Golin e tretë e kemi rishikuar dhe një skuadër si e jona nuk mund të pësojë ato gola në minutën e 90 kur jemi 3-2 në avantazh.

Rinovimi i Skriniar lidhet me kualifikimin? – Për këto situata, janë drejtuesit që merren. Vëmendja nuk është vetëm te Skriniar por edhe te lojtarë të tjerë që jaën në situatë të ngjashme. Besoj se do zgjidhet së shpejti. Duhet të vazhdojmë dhe kontrata nuk është shqetësim pasi Skriniar duhet të rritet akoma më shumë, jo vetëm ai por të gjithë.

Meritat e rritjes së ekipit – Trajnerët gjykohen në bazë të rezultateve. Në kokë kam ndeshjen e nesërme. Kualifikimi dukej i pamundur në hedhjen e shortit por ja ku jemi. Duam t’i bëjmë të lumtur fansat tanë që do na shohin në stadium.

Botërori – Kemi 7 lojtarë që do të shkojnë në Katar. Lukaku nesër do të rikthehet. Shoh çdo ditë edhe të tjerët dhe ata janë të fokusuar te Interi. Ka kohë për Botërorin” – Tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *