Këtë sezon dy moderatorët e njohura të ekranit shqiptar Xhemi Shehu dhe Fjoralba Ponari prezantojnë krah Salsanos emisionin e humorit “Portokallli”.
Syrit të publikut thuhet se nuk i shpëto n asgjë dhe duket se këta të fundit kanë vënë re se vajzat n u shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.
Të shpeshta kanë qenë pyetjet për marrëdhënien e vajzave tek sa Fjoralba ka postuar një “ask” në instagram ku është pyetur:
Si ndihesh tani që po bashkëpunon me Xhemin?”
Fjoralba nuk ka hezituar të përgjigjet duke u shprehur: “Jemi njohur kur të dyja punonim në “E Diell” edhe pse në pozicione të ndryshme nga marrëdhënia që kemi sot. Gjithmonë kam pasur shumë konsideratë për të si njeri, patjetër dhe si profesioniste, prej së cilës kam shumë çfarë të mësoj.”
Ndërkoh që edhe Xhemi ka pasur një reagim mbi këto aludime të publikut.
“Fjoralbën e njoh që te “E diell”. Më bëhet shumë qejfi që do punojmë bashkë. Kam konsideratat më të larta. Përveçse është e talentuar dhe duket sikur ka një jetë që e bën “Portokalli”, është njeri shumë i mirë dhe sot vuan për njerëz të mirë dhe jam me fat që punoj me të. Nuk e shohim njëra-tjetrën si rivale.”– deklaroi Xhemi.