Një adoleshenti në Gjermani i ka ndodhur ajo që ne s’do donim të na ndodhte asnjëherë, heqja e patentës nga ana e policisë. I ‘pafati’ arriti të humbiste patentën vetëm 49 minuta pasi ishte pajisur për herë të parë me makinë dhe po voziste si shofer i ri.
Sipas policisë gjermane, 18-vjeçari identitetin e të cilit nuk e specifikojnë, po kthehej në shtëpi në qytezën Hemer pasi kishte kaluar provimin e patentës, kur u kap nga radari duke udhëtuar me 95 km/h në një zonë të banuar ku lejohej shpejtësia 50 km/h.
E bukura e gjithë kësaj historie është njoftimin që ka bërë policia gjermane pas heqjes së patentës së 18-vjeçarit, në të thuhej: “Disa gjëra zgjasin përgjithmonë, disa të tjerë vetëm për një orë”. Djali kishte edhe katër miq në makinë dhe sipas policisë në momentin e heqjes së patentës ai u përpoq që të bënte përshtypje tek ata.
Por pavarësisht kësaj, 18-vjeçari nuk ka asnjë arsye të mërzitet pasi patenta e tij do qëndrojë në komisariat vetëm katër javë, por do të duhet t’i nënshtrohet një trajnimi të kushtueshëm, do të gjobitet me 200 euro dhe do t’i hiqen edhe dy pikë nga patenta.