Meghan Markle ka folur për gjenet e saj, duke treguar se është 43% nigeriane.
Sipas Mirror, Dukesha e Sussex-it e bëri të ditur këtë në episodin e fundit të podcast-it të saj, Archetypes, ku shprehu dëshirën për të mësuar më shumë për rrënjët e saj.
Në episod, Markle diskutoi me aktoren amerikane Issa Rae, shkrimtarin nigeriano-amerikan Ziwe Fumudoh dhe profesoreshën Emily Bernards, duke thënë se ajo bëri një test gjenetik që zbuloi se ajo është 43% nigeriane.
Kur të ftuarit e saj i kërkuan asaj të tregonte se çfarë përfshinin rezultatet, ajo tha: “Kam bërë testin disa vite më parë, 43% jam nigeriane.”
Kjo ishte hera e parë që Meghan foli publikisht për prejardhjen e saj stërgjyshore./